Boksierja Veliu e bronztë në Kampionatin Evropian U 14 NULL NULL 12.08.2019 18:44 12.08.2019 18:44 Boksierja? Erinda Veliu?? fitoi medaljen e bronztë? në Kampionatin Evropian U14 për shkollarë, që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë. Erinda kaloi një rreth pa luftë, ndërsa u mposhtë në gjysmëfinale, për t’i takuar vendi i tretë. Përfaqësuesja tjetër e Kosovës, Alnera Brahimi zuri vendin e pestë, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës përcjellë Klan Kosova. Drejtësinë në këtë kampionat e ndau me sukses edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.