Boksierja Sadiku: Besoj se Haxhia do të fitojë sonte NULL NULL 09.10.2021 23:56 09.10.2021 23:56 Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, ka thënë se sonte Robin Haxhi Krasniqi do ta mbrojë titullin e tij të kampionit të botës në boks në kategorinë e rëndë “IBO WBA”. Ajo, në Sport Show të Klan Kosovës, ka deklaruar se beson që Krasniqi është i përgatitur për duelin e sotëm. “Besoj se Robin Haxhi Krasniqi do të korrë fitore sonte, po ashtu besoj se do të jetë shumë mirë për këtë përballje. Mendoj se ka punuar shumë deri tani për këtë dhe i uroj shumë suksese”. “Duhet të punohet shumë për të arritur deri këtu. Askush nuk e di se çfarë sakrifice duhet të bëhet për të arritur deri këtu, besoj se Haxhia ka me korrë fitore dhe ka me ju shpërbly mundi”, ka thënë Sadiku, njofton Klankosova.tv. Krasniqi sonte do të përballet me Dominic Bosel për të mbrojtur titullin që e fitoi vitin e kaluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Deklarata e Olti Hysenit, Sadiku: Më vjen keq që një fëmijë u linçua publikisht (VIDEO) 1 orë më parë