10:01, 13 Prill 2019

Boksieri me origjinë shqiptare, Faton Vukshinaj i njohur edhe si “EL VULCANO”, është ndeshur me boksierin nga Bregu i Fildishtë, Landry Kore, ndeshje kjo që ka përfunduar me barazim.

Kjo ndeshje është zhvilluar në Wolfsburg të Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.

Gjatë nëntë meçeve që ka përfunduar me fitore, ky është meçi i parë i tij që ka rezultuar në barazim.

Boksieri në fjalë është i njohur për gjashtë fitoret me nokaut në karrierën e tij. Ai është 27 vjeçar dhe tani është ndër 100 boksierët më të mirë në botë në kategorinë e peshave të mesme.

Klikoni këtu për ta parë ndeshjen e plotë midis Vukshinaj dhe Kore.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë