22:50, 2 Prill 2020

Sporti kosovar në orët e mbrëmjes ka marrë një lajm fantastik.

Delegacioni i Boksit që po qëndronte në Qendrën e Studentëve është njoftuar se nga testet e bëra sot, ka dal që asnjë anëtar nuk është infektuar me koronavirus.

“Para gjysmë ore më njoftoi drejtori i Institutit Kombetar i Shendetësisë se ekipi i Kombëtarës së Kosovës në boks prej 7 vetave në testin që ju ka bërë sot për Covid -19 i gjith ekipi kan dalur negativ”, ka shkruar Latif Demolli, anëtar i delegacionit.

Delegacioni i Boksit qëndroi 15 ditë në karantinë. Ata erdhën nga Londra.

Konkurs Pune

Lexo më shumë