18:00, 23 Korrik 2019

Njëri nga hitet më të mëdha të shekullit njëzet, “Bohemian Rhapsody” e bendit legjendar Queen, ka arritur një miliard klikime në YouTube.

Klasikja e Queen kështu u shndërrua në videon e parë muzikore të realizuar para vitit 1990 që ka arritur këtë numër të klikimeve.

Videoja e publikuar në kanalin zyrtar të bendit para më shumë se një dekade është një version i rishikuar dhe i përmirësuar digjitalisht.

Klipi origjinal ishte nga programi anglez “Top of the Pops”, i publikuar në nëntor të vitit 1975, njofton Klan Kosova.

Për ta shënuar këtë moment, dy anëtarët e grupit origjinal, Brian May dhe Roger Taylor, janë bashkuar me Universal Music dhe YouTube/Google për t’i sjellur disa incizime të freskëta të videos 44 vjeçare.

“November Rain” e Guns N’ Roses ishte kënga e parë e publikuar para vitit 2000 e cila arriti një miliard klikime.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë