14:54, 16 Maj 2019

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka kërkuar që të hiqet fotografia e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku shihet një grua shqiptare duke u dhunuar nga 3 ushtarë serbë.

Ajo ka thënë se kjo është kërkesë e familjarëve, të cilët sipas saj janë të shqetësuar, njofton Klan Kosova.

”Së pari kisha kërkuar nga mediat që të hiqet fotografia e publikuar më herët. Eshtë kërkesë e familjarëve, janë të shqetësuar. Kanë kontaktuar qendrën KRCT të cilën e udhëheq zonja Feride”.

”Sapo më njoftoi që janë të gjithë tepër të shqetësuar, kështu që kisha kërkuar të respektohen dhe të largohet ajo fotografi”,

”Ke shumë e padrejtë ajo që ndodhi. Kjo i bie të mos trajtohet me dinjitet ai person”.

”Është e padrejtë dhe e pa-dinjitetshme, po flas për viktimat. Nuk e di a ke qëlluar ti ndonjëherë [Flora Brovina] e me pa veten në media në atë gjendje”.

”Këto gjëra duhet të merren me shumë përgjegjësi”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë