Boeing: Prodhuesi i aeroplanëve planifikonin mbylljen e 2,000 vendeve të punës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Boeing: Prodhuesi i aeroplanëve planifikonin mbylljen e 2,000 vendeve të punës

NULL NULL
07.02.2023 09:22

Prodhuesi i aeroplanëve, Boeing, planifikon mbylljen e 2,000 vendeve të punës në sektorin e financave dhe të burimeve njerëzore.

Kjo do të ndodhë këtë vit, pasi që kompania dëshiron që të fokusohet në inxhinieri dhe në prodhim, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Lëvizja vjen pasi që Boeing do vendosjen e burimeve të saj në “produkte, shërbime dhe në zhvillimin teknologjik”.

Kjo kompani e njohur është përballur me një mori çështjesh viteve të fundit, përfshirë tërheqjen e 737 Max pas dy aksidenteve fatale.

“Ne kemi qenë dhe do të vazhdojmë të komunikojmë me transparencë me ekipet tona aty ku pritet që të ketë shkurtim të stafit”, kanë thënë nga Boeing.