Bodyguard apo model? - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bodyguard apo model?

NULL NULL
14/06/2015

Ai duket si model, kujdeset për qentë e vegjël dhe po bëhet po aq i famshëm sa edhe punëdhënësja e tij.

Greg Lenz, është truproja i ri i aktores Jennifer Lawrence. Si shumica e yjeve të hollywood-it edhe ajo ka një bodyguard, por ky i fundit nuk është vetëm truprojë.

Ky burrë i quajtur Greg Lenz, nuk është vetëm zeshkan i gjatë dhe ekstremisht i pashëm, ai duket se është edhe një prej meshkujve të kujdesshëm, prej atyre që mbajnë valixhet e femrave dhe kujdesen për qentë e vegjël.

Duket se interneti ka rënë në dashuri me të. Rrjeti social Twitter, pa pushim cingëroj nga statuset që po ik dedikohen truprojës së ri të Jennifer Lawrence.

Në vend se pozita e tij të jetë e pavërejtshme, ai po fillon të bëhet po aq i njohur sa edhe vetë aktorja.

Fatmirësisht, ylli i filmit Hunger Games, është gati ta përballojë konkurrencën, pasi që kjo nuk është hera e parë që truproja i saj bën namin në rrjete sociale. Në dhjetor, truproja i saj Justin Riblet, u bë po aq i famshëm sa ky i riu, Greg Lenz.

Kjo pa dyshim që tregoj se Jennifer ka shije, dhe e din çfarë të zgjedhë pranë vetes.

Gazeta The Daily Beast, ka mësuar detaje për bodyguardin më seksi të hollywoodi-t. Ai është i martuar që në vitin 2006 dhe ka studiuar për arkitekturë, kurse sot punon për kompaninë e sigurimeve “Project Bling” në Los Angeles.

Seria e re e filmave Hunger Games: Mockingjay – pjesa e dytë, do të lansohet me 20 nëntor të këtij viti.

Ju e dini se ku duhet t’i mbani sytë natën e premierës së filmit.

Jennifer Lawrence bodyguard 1 Jennifer Lawrence bodyguard 3 Jennifer Lawrence bodyguard Jennifer Lawrenceee

Justin Riblet, Bodyguardi i vjetër i Jennifer Lawrence 

Jennifer Lawrence 2