BMW shpik makinën që ndryshon ngjyrat me një buton të vetëm (VIDEO) NULL NULL 07.01.2022 15:09 07.01.2022 15:09 BMW ka zbuluar një veçori të re që mund të ndryshojë ngjyrën e jashtme të një makine me shtypjen e një butoni, duke përdorur teknologjinë E-Ink. E shfaqur gjatë konventës së teknologjisë CES në Las Vegas, si pjesë e një versioni konceptual të BMW iX, makina është në gjendje të kalojë mes ngjyrave të bardha dhe të zeza në çdo kohë. Gjigandi i makinave tha se “ndryshimet e ngjyrës së lëngshme” janë bërë të mundura nga një mbështjellës i projektuar posaçërisht i trupit, i cili mund të stimulohet nga ngarkesat elektrike për të sjellë pigmente me ngjyra të ndryshme në sipërfaqe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Tech & Auto McDonald's goditet nga dështimi i sistemit, mbyllen dyqanet – anulohen porositë 15/03/2024