BMW kthen 324 mijë vetura të saj në Evropë, shkak i zjarreve në 27 motorë NULL NULL 07.08.2018 19:44 07.08.2018 19:44 Marka e veturave, BMW, ka kthyer prapa rreth 324 mijë automjete dizel në Evropë. Arsye për këtë është rregullimi i një gabimi teknik i cili ka shkaktuar zjarr në 27 motorë të prodhuara nga kjo kompani në Korenë e Jugut, Frankfurter Allgemeine Zeitung, përcjell Klan Kosova. Një modul i riciklueshëm i gazit të shkarkuar në makinat me naftë të BMW shkaktoi këto 27 zjarre në Korenë e Jugut këtë vit, duke bërë që kompania të kthejë mbrapa 106,000 automjete në tërësi nga atje. Kjo markë tani po shton rikthimin e këtyre veturave edhe në Europë, me 96,300 automjete të prekura nga ky problem në Gjermani, për të zëvendësuar modulin i cili është konfirmuar si shkaktar i këtyre zjarreve në motor. Zyrtarët e BMW-së nuk kanë dhënë ndonjë koment në lidhje me këtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.