Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blushi: Luftërat të cilat mendonim që nuk mund të ndodhnin më, tani janë shumë afër nesh

NULL NULL
07.10.2024 17:47

Publicisti i njohur, Ben Blushi, po vlerëson se siguria që bota kishte, është kthyer në pasiguri.

Madje sipas tij edhe luftërat të cilat nuk vinin si ide të ndodhnin, janë shumë afër derisa përmend se edhe pasojat janë shumë të paparashikueshme, transmeton klankosova.tv.

Kështu shprehet vet Blushi, ndërsa ndan për opinionin një njoftim ku thotë se të martën do të mbajë një bisedë te Piramida e Tiranës, e që e cila do tejkalojë letërsinë dhe romanin ‘’Komploti’’.

”I ftuar nga Qendra Kombëtare e Librit do jem të martën në ora 18:00 te Piramida për një bisedë që tejkalon letërsinë dhe romanin tim të fundit Komploti.

Koha kur jetojmë duket si një faqe e nxjerrë nga librat e historisë që tregojnë se si u përfshi Europa dhe Bota në dy luftëra botërore, të cilat e ndryshuan me forcë historinë tonë.

Sot siguria që kishim dy dekada më parë, është kthyer në pasiguri.

Luftërat të cilat mendonim që nuk mund të ndodhnin më, tani janë shumë afër nesh dhe pasojat e tyre janë shumë të paparashikueshme dhe krejtësisht të panjohura.

Europa dhe Bota, Shqipëria po ashtu nuk janë më ato që ishin dje dhe nesër nuk do jenë më çfarë janë sot.

Në botën tonë çdo gjë lëviz shumë shpejt, aq sa ndryshimet politike bashkë me ato të teknologjisë po na shtyjnë me shpejtësi drejt një epoke të re që nuk ngjan aspak me shoqëritë dhe rregullat që njohim.

Në çfarë rendi shoqëror do jetojmë pas 30 vitesh? A ka përpjekje për ta ndryshuar rendin botëror?

Unë jam gjithnjë i interesuar të debatoj për këto tema kështu që ftesa është e hapur, të martën ora 18:00 te Piramida”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.