Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blushi: Kadareja përshkruante bukur edhe gjërat e shëmtuara, kjo e bëri të pazëvendësueshëm

NULL NULL
01.07.2024 18:12
Ismail Kadare

Publicisti Ben Blushi, me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ismail Kadaresë, tha se ai kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjërat e shëmtura.

“Ismail Kadare kishte dhuntinë të përshkruante bukur edhe gjërat e shëmtuara dhe kjo e bëri atë të pazëvendësueshëm për të gjithë ne që kemi jetuar kohë shumë të shëmtuara. Kur përpiqem ta krahasoj me diçka, mendoj se Ismail Kadare i ngjan një njeriu që jeton duke shpërndarë ëndrra”, shkroi ai.

“Imagjinoni një vend të mbyllur, të lodhur, të izoluar, të rrënuar dhe pa shpresë, në të cilin një njeri shkruan gjatë gjithë ditës dhe natën, deri në mëngjes, hyn nëpër shtëpi dhe lë te koka e krevatit të secilit një ëndërr të shkruar. Këto ishin librat e tij.Kaq do mjaftonte që një shkrimtar të iki i qetë se e ka bërë punën e tij ndaj kombit në mënyrë të përkryer”, shtoi Blushi në Facebook.

“Ismail Kadare e futi kombin në borxh duke i dhënë më shumë shpresë dhe besim nga sa ai mund të treste, atëherë kur kombi nuk kishte pothuajse asgjë, kur nuk hante, nuk pinte, nuk besonte dhe nuk shihte dritë”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.