Blloku A3 jashtë funksionit, Mustafa: Ka gjasë që të mos rimëkëmbet më (VIDEO) NULL NULL 24.06.2025 18:31 24.06.2025 18:31 Kolapsi i mundshëm energjetik në Kosovë ishte një ndër temat e diskutimit në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova, me deputetin e betuar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa. Mustafa tha në Klan Kosova se Blloku A3 i Kosovës A në Korporatën Energjetike të Kosovës, është jashtë funksionit. Ai theksoi se menaxhmenti i KEK-ut e ka zvarritur remontin kapital të këtij blloku për disa vite. “Dhe ka gjasa dhe unë po shpresoj që nuk është e vërtetë dhe shpresoj që e kam gabim. Por, ka gjasë që blloku A3 të jetë dëmtuar aq shumë në mungesë të remontit kapital, sa që të mos arrijnë ta rimëkëmbin. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, por gjasa duken të jenë reale”, deklaroi Mustafa në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi LBK: Vendimi i Gjykatës, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e interesave të ekonomisë vendore 11 orë më parë
Ekonomi Pak orë pasi Izraeli sulmoi Iranin, çmimi i Bitcoinit ra për 3.1% në 24 orët e fundit 2 weeks