Bllokohet transporti publik në Gjermani, shkak greva NULL NULL 27.03.2023 09:53 27.03.2023 09:53 Rrjeti i transportit publik i Gjermanisë do të jetë pothuajse tërësisht i bllokuar të hënën, pasi dy nga sindikatat më të mëdha të vendit do të jenë në grevë. Stafi në aeroporte, porte, hekurudha, autobusë dhe metro u largua pak pas mesnate për një ndalesë 24-orëshe, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Sindikatat po kërkojnë paga më të larta për të mbijetuar nga kostoja në rritje e jetesës në të gjithë vendin. Tutje thuhet se ka pasë disa greva të vogla nga sektorë të tjerë të shërbimeve publike, por e hëna do të jetë më e madhja në vend prej dekadash. Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës në të gjithë sektorin publik, duke përfshirë transportin publik dhe aeroportet. EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn – operator kombëtar hekurudhor i Gjermanisë, dhe kompani të tjera të autobusëve. Ata shpresojnë se kjo do të rrisë presionin mbi punëdhënësit përpara një raundi tjetër negociatash për pagat të hënën.
Lajme Nazarko: Escobari në Tiranë edhe për rolin e Shqipërisë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO) 2 months