Bllokadat mbesin të palëvizura edhe në ditën e pestë në Jarinje e Bërnjak NULL NULL 24.09.2021 11:18 24.09.2021 11:18 Edhe në ditën e pestë rrugët që të çojnë në pikëkalimet kufitare në veri të vendit, vazhdojnë të jenë të bllokuara në veri të vendit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Klan Kosova se “vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”. “Policia e Kosovës, bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore si dhe bazuar në planifikimet operacionale në vazhdimësi po realizon ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë në të gjitha pikat kufitare me qëllim zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë – konkretisht targave të automjeteve, veprime këto të cilat janë duke vazhduar edhe sot. Policia e Kosovës në vazhdimësi ka përcjellë dhe monitoruar situatën dhe është kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, referuar situatës dhe zhvillimeve në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, vlerësohet të jetë një situatë e njëjtë me pengesat e ndryshme të vendosura me automjete, mjete të rënda transportuese, zhavor etj, në lokacione të ndryshme drejt pikave kufitare Jarinje dhe Bërnjak”, u shpreh Kelani. Ndryshe Qeveria e Kosovës mëngjesin e të hënës nisi zbatimin e reciprocitetit për targa me Serbinë duke vënë targa të përkohshme për veturat me targa të Serbisë që hyjnë në territor të Kosovës. Kjo e tensionoi shumë situatën në veri të vendit ku qytetarët serbë në shenjë proteste bllokuan rrugët në pikëkalimet kufitare Bërnjak dhe Jarinjë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024