Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken thotë se SHBA-ja nuk ishte e vetëdijshme apo e përfshirë në shpërthimet e pejgjerëve

NULL NULL
18.09.2024 16:47
Kryediplomati amerikan, Antony Blinken. Foto Reuters

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se ShBA-ja “nuk e dinte” dhe “as nuk ishte e përfshirë” në atë që ndodhi në Liban dhe Siri të martën.

Ai më pas thotë se ShBA-ja ka qenë e qartë për rëndësinë e shmangies së hapave që mund të përshkallëzojnë konfliktin në rajonin e Lindjes së Mesme.

Blinken përsërit më pas se ShBA-ja mbetet e palëkundur në arritjen e marrëveshjes së armëpushimit “mbi vijën e finishit”.

Më tej, ai shtoi se udhëtimi i tij në Kajro është fokusuar në “dialogun strategjik” mes SHBA-së dhe Egjiptit, për të arritur një armëpushim nw Lindjen e Mesme.

Një “bisedë e detajuar” është zhvilluar me presidentin egjiptian Abdul Fattah al-Sisi, shton Blinken.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.