Blinken: Tensionet e tanishme e pengojnë rrugën euroatlantike të Kosovës dhe Serbisë NULL NULL 01.06.2023 15:32 01.06.2023 15:32 Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, ka dënuar sulmet mbi pjesëtarët e KFOR-it nga protestuesit serbë në veri të Kosovës. Në një paraqitje pas takimit joformal të ministrave të jashtëm te shteteve anëtare të NATO-s, ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut nga të dyja palët. “Ftojmë qeveritë, të Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhje të marrin hapa për t’u rikthyer në përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu. Ne mbështesim procesin euroatlantik të Kosovës dhe Serbisë, por përshkallëzimet aktuale e pengojnë dhe nuk ndihmojnë në atë drejtim”, është shprehur Blinken, njofton KlanKosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 59 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë