Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve, pas përshkallëzimit të dhunës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve, pas përshkallëzimit të dhunës

NULL NULL
30.01.2023 23:25

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe palestinezëve që të ndërmarrin “hapa urgjent” për të rikthyer qetësinë, pas përshkallëzimit të dhunës.

Duke folur në Jerusalem, Blinken përsëriti se SHBA-ja përkrah zgjidhjen e dy shteteve si “mënyra më e mirë për të kthyer sigurinë në të dyja palët”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Qeveria e re e Izraelit kundërshton krijimin e shtetit të Palestinës.

Vizita vjen pasi dy sulme me armë nga palestinezët në Jerusalemin Lindor lanë të vdekur shtatë izraelitë.

Në konferencë për media me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu të hënën, Blinken ka shprehur ngushëllime për viktimat e sulmit të cilin e ka quajtur “sulm të tmerrshëm terrorist”.

Sulmi nga një palestinez 21-vjeçar kishte shënjestruar besimtarët në afërsi të një sinagoge të premten mbrëma. Një palestinez 13-vjeçar hapi zjarr disa orë më vonë ndaj një grupi të izraelitëve, duke plagosur dy persona.