Blinken i kërkon Izraelit të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët NULL NULL 07.12.2023 18:54 07.12.2023 18:54 Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin izraelit të Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, duke përgëzuar kabinetin izraelit të sigurisë që ra dakord për të lejuar më shumë karburant në Gaza. Ai gjithashtu i ka thënë ministrit se thënë se duhet bërë më shumë për të dërguar atje ndihma humanitare, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Blinken gjithashtu i ka thënë Dermerit se qeveria izraelite duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët. Ndërkaq, kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi të mërkurën një rritje minimale të sasisë së karburantit që hyn në Gaza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kaq lehtë e lirë blihen komentet, pëlqimet e shpërndarjet false të përdorura nga Vetëvendosje (VIDEO) 3 minuta më parë