Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blinken: Hendek midis synimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe realitetit

NULL NULL
08.12.2023 07:37
Blinken
Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se ka një “hendek” midis qëllimit të Izraelit për të mbrojtur civilët dhe mënyrës se si po shpaloset lufta në Gaza.

“Është e domosdoshme – mbetet e domosdoshme – që Izraeli të vendosë një premium për mbrojtjen civile, dhe mbetet një hendek midis asaj që thashë kur isha atje, qëllimit për të mbrojtur civilët dhe rezultateve aktuale që po shohim terren”, tha Blinken, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron në Uashington DC.

Blinken ka bërë katër udhëtime në Gaza që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Shtetet e Bashkuara kanë biseduar me Izraelin për zbatimin e “pauzave ditore” në luftime dhe për t’u bërë të ditur banorëve të Gazës se ku mund të shkojnë për t’u larguar nga rreziku.

“Izraeli ka detyrimin të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së civilëve dhe maksimizimit të ndihmës humanitare”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.