Blinken flet para Senatit: Marrëveshja e Ohrit, lëviz pesëshen e BE-së drejt njohjes së Kosovës NULL NULL nga Yllnora Elshani 23.03.2023 01:37 nga Yllnora Elshani 23.03.2023 01:37 Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë sonte se me arritjen e marrëveshjes së planit evropian në Ohër, pesëshja mosnjohëse e BE-së, do bëjë lëvizje drejt njohjes së shtetit të Kosovës. “Fakti që të dyja shtetet tani e arritën këtë marrëveshje, dhe duke supozuar se do ta zbatojnë atë, do të lëvizë 5 vendet e BE-së drejt njohjes së Kosovës’’, ka deklaruar sekretari Blinken, transmeton Klankosova.tv. Këtë sekretari Antony Blinken e tha gjatë një adresimi të tij sonte në një seancë dëgjimore para Senatit. Ai u pyet mbi të arriturat e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, nga aneksi i 18 Marsit në Ohër, specifikisht për progresin e Amerikës në lobim për njohjen e Kosovës nga pesëshja mosnjohëse e BE-së. ‘’Është një progres që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë’’. ‘’Konkretisht një marrëveshje është arritur vikendin e kaluar, për të implementuar një udhërrëfyes në rrugën drejt normalizimit’’, u shpreh ai mes tjerash. Ai gjithashtu ka falënderuar kreyeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për pajtueshmërinë në këtë marrëveshje.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 2 months