Blinken flet me Kulebën: Ia ritheksova mbështetjen e ShBA-së ndaj Ukrainës NULL NULL 08.06.2023 23:34 08.06.2023 23:34 Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Blinken e Kuleba folën për zhvillimet në frontin e luftës dhe mbështetjen amerikane për Ukrainën. “Sot fola me Dmytro Kuleban për të diskutuar zhvillimet në fushën e betejës dhe për të riafirmuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, pasi ajo qëndron e vendosur kundër pushtimit të Rusisë”, tha Blinken, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se në ditët e fundit, Ukraina pretendon se Rusia e ka shembur digën Nova Kakhovka në Kherson, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha pasi shumë vende janë përmbytur nga uji dhe mijëra njerëz është dashur të evakuohen. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Profesori zviceran: Krimi i organizuar ka interes që t'ia pamundësojë policisë qasjen në veri 13 minuta më parë
Bujqësi Ukraina do të marrë hua 700 milionë dollarë nga Banka Botërore për mbështetje të bujqësisë 22 minuta më parë