Blici serb: Amerika do që dialogu të rifillojë sa më shpejt, kushti i Vuçiqit – heqja e taksës NULL NULL 23.01.2020 11:37 23.01.2020 11:37 Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi , Richard Grenell, i cili mbërrin në Beograd nesër për të biseduar me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë një rifillim të shpejtë të dialogut pas suksesit në nënshkrimin e një letre me qëllim të krijimit të linjës direkte mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu shkruan gazeta serbe Blic, transmeton Klan Kosova. Vuçiq do t’i vendosë atij një kusht për heqjen e taksës për mallrat nga Serbia, sipas gazetës. Zyrtari i lartë amerikan po qëndron në Kosovë ku është takuar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa për momentin është duke zhvilluar takim me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, transmeton Klan Kosova. https://klankosova.tv/richard-grenell-pas-takimit-me-albin-kurtin-nuk-perzihemi-ne-ceshjet-politike-biseduam-per-ekonomine-e-vendit/ Richard Grenell arrin në LDK (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 25 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë