Blero reagon ndaj Gazetës Blic NULL NULL 18.06.2015 22:25 18.06.2015 22:25 Këngëtari Blero, ka reaguar ndaj Gazetës Blic. Kjo sepse ky medium ka publikuar një video, ku shihet vajza e këngëtarit, Tara, bashkë me fëmijët e tjerë në çerdhen “Ardhëmëria” në kryeqytet. Ai po kërkon nga Gazeta Blic që të kërkojë falje publike ndaj çerdhes, edukatorëve, prindërve e fëmijëve që shihen në video. “Të dashur miq, familjarë e përkrahës, Ndihem jashtëzakonisht i fyer dhe i ofenduar nga raportimet e fundit që po qarkullojnë në të gjitha mediat shqiptare, për kinse “keqtrajtimin” e fëmijëve në çerdhen “Ardhmëria” në Prishtinë. Në raportin origjinal të publikuar nga Gazeta Blic, transmetuar nga shumica e mediumeve tjera, shihet një video, ku shfaqet vajza ime Tara me klasën e vet bashkë me dy edukatoret e tyre. Në këtë raport precizohet se këta fëmijë po “keqtrajtohen” e po “ngrehen zhag për toke”, e që për mua, është kulminacioni i turpit të gazetarisë, maja e keqpërdorimit të një mediumi nga individë të caktuar, dhe kompletimi i bindjes time se skena mediale shqiptare është jashtë çdo niveli, jashtë çdo kursi, ka humbur drejtimin. Së pari brengosës është lakimi i privatësisë së fëmijëve tanë, në këta rast edhe vajzës time Tarës. Nuk kam parë askund në botë që në mënyrë kaq të fshehtë të xhirohen fëmijë, e më pas të jenë në kryetitujt e mediave. ABSURDE. E PAPRANUESHME. Se dikush ka qëllim të arrijë ndonjë përfitim nga kjo, për këtë, jam i bindur. Çerdhja “Ardhmëria” është shembull i kujdesit, edukimit dhe trajtimit adekuat i fëmijëve. Dhe shembuj janë edhe dy edukatoret, të cilat i njohim shumë mirë ne prindërit, dhe për të cilat unë si prind i vajzës time, Tarës, kam respektin më të madh të mundshëm. I përulem për kohën që ndajnë për fëmijët tanë dhe sakrificën e tyre. As se si ata nuk mund të përdhosen nga shpifjet e tilla mediatike. Krejt në fund, kërkoj që sa më shpejt mediumi që është autori origjinal i këtij raporti, Gazeta Blic, të kërkojë falje publike ndaj çerdhes, edukatoreve, fëmijëve tanë dhe prindërve. Në rast se kjo nuk do të ndodhë, atëherë paralajmëroj masa të tjera që do t’i ndërmarr varësisht nga situata. Me respekt, Blerim Muharremi”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.