Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blerja e librave shkollorë e rrezikon mësimin (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 14.08.2024 20:42

Prindërve nga e mërkura iu hap mundësia të nisin procedurat për subvencionim për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore në E-Kosova.

Por, edhe po t’i kenë paratë, jo krejt librat janë gati për shitje, raporton Klan Kosova.

Shukri Klinaku nga Shtëpia Botuese “Luarasi” tha se pak shtëpi botuese i kanë librat e shtypura apo edhe hiç.

Hall se nuk do arrijnë në kohë me tekstet kanë edhe Drejtoritë e Arsimit.

Të pakonsultuar nga Ministria thanë të kenë qenë Këshilli i Prindërve që patën kërkuar të ketë shpërndarje të teksteve e jo subvencionim, çka kanë dyshim nëse paratë e ndara do të jenë të mjaftueshme.

Të martën, Ministria e Arsimit konfirmoi që për të dytin vit me radhë do të ketë subvencionim, derisa procesi i vitit të kaluar po hetohet nga një komision parlamentar. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.