22:52, 21 Prill 2019

Blerim Reka, kandidati shqiptar për President të Maqedonisë së Veriut, ka thënë që është ndarë mjaft i kënaqur me rezultatet e deritanishme pasi po kryeson në të gjitha komunat ku banojnë shqiptarët.

Reka ka thënë që qytetarët përkundër presionit dolën dhe votuan, njofton Klan Kosova.

“I falënderojmë të gjithë qytetarët që sot dolën dhe votuan për neve. Poashtu i falënderojmë edhe ata që nuk votuan për ne duke e ditur se kanë qenë në një presion dhe shantazh të madh sot”.

“Ne jemi shumë të kënaqur, bile do të thoja se kjo i ka tejkaluar pritshmëritë tona pasi kemi një rezultat të shkëlqyeshëm në të gjitha komunat shqiptare udhëheqim 3 me 1 ndaj kandidatit të dytë, ndërsa në të gjitha komunat maqedone kemi vota dhe kjo është për t’u shënuar”.

Reka më tej tha se ky korpus i votave “Reka për Republikën” paralajmëron një pranverë të re për vendin dhe shumë shpejt do të kemi zgjedhje të reja parlamentare.

Ai shtoi se nuk është dakord me sistemin zgjedhor për zgjedhjen e Presidentit duke sugjeruar se kështu si funksionon nuk mund të jetë funksional.

“Ky korpus i votave pro programit paralajmëron një pranverë politike dhe në zgjedhjet e reja paralamentare që do të mbahen shumë shpejt. Ky sistem i zgjedhjeve presidenciale kështu siç është s’mund të jetë funksional ose duhet rritur kompetencat e presidentit të shtetit ose duhet zgjedhur presidenti në parlament me dy të treta e votave”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë