Blerand Stavileci i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Një kokë e marrë si ti! NULL NULL 23.04.2019 22:45 23.04.2019 22:45 Shefi i Kabinetit të Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ish-ministri Blerand Stavileci i është kundërpërgjigjur liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti i cili sot gjatë ditës e akuzoi se përfiton kontrata nga Qeveria e Kosovës. Stavileci e ka quajtur Kurtin një mashtrues dhe shpifës me mendje të korruptuar, ndërsa e ka ftuar në ballafaqim publik, njofton Klan Kosova. ”Për shpifjen në fjalë jep fakte një nga një dhe eja ballafaqohemi ligjërisht! Për punën time si ministër kudo që kam qenë eja dhe ballafaqohemi publikisht!”, ka shkruar Stavileci në llogarinë e tij. Për më shumë ja reagimi i plotë i Blerand Stavilecit: ”Një kokë e marrë si ti! Ti që e ke mendjen e korruptuar dhe idetë e sëmura, ti që bëre thirrje për vëllavrasje duke u thënë shokëve të tu se në Kosovë bëhet mirë atëherë kur nis të derdhet gjaku, ti që s’le të zezë pa bërë për të nxitur luftë qytetare në vendin tënd, jo në Norvegji, por në Kosovë, ti që ndikove në vetëvrasjet e shokëve të tu, ti mendje patologjikisht e korruptuar, nga e cila burojnë ide të zeza për shokët dhe bashkëkombasit, jo norvegjezët, por shqiptarët, paske nisur edhe të shpifësh! Urime edhe ky mision o dështak i lindur, që së voni nise ta vendosësh edhe kravatën duke i dhënë vulën përfundimtare palaçllëkut tënd! Për shpifjen në fjalë jep fakte një nga një dhe eja ballafaqohemi ligjërisht! Për punën time si ministër kudo që kam qenë eja dhe ballafaqohemi publikisht!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë