8:51, 16 Prill 2019

Gazetari i njohur nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka reaguar pas zjarrit që e kaploi dje Katedralen Notre Dame në Paris, njofton Klan Kosova.

Përmes një reagimi në rrjetin social Instagram, Fevziu e ka quajtur këtë ngjarje si “një nga imazhet më të trishta të historisë”.

“Ndërtesa ikonike e Parisit e ngritur 800 vjet më parë, pas 200 vitesh pune po digjet sot me gjasë nga një pakujdesi. Një nga monumentet më të rëndësishme të globit”.

Ndryshe presidenti francez, Emmanuel Macron, sot u zotua të rindërtojë katedralen mesjetare të Notre-Dame pasi një zjarr i madh pjesërisht e shkatërroi.

Macron premton rindërtimin e Notre Dame pas zjarrit

Konkurs Pune

Lexo më shumë