Blen një birrë të lirë, lë bakshish 3.000 dollarë NULL NULL 24.11.2020 14:25 24.11.2020 14:25 Një person në Ohio la bakshish 3.000 dollarë pasi konsumoi një birrë në restorantin që po mbyllej vullnetarisht për shkak të COVID-19. “Personi në fjalë hyri në restorant të dielën, porositi birrën dhe më pas e kërkoi çekun i cili e kishte vlerën 7.02 dollarë”, shkroi në Facebook Brendan Ring – pronari i restorantit. Ring tha që klienti i tij i uroi shëndet dhe i tha që bakshishin ta ndajë me katër punonjësit që ishin në ndërrimin e mëngjesit. Teksa burri largohej, Ring shikoi në faturë dhe e kuptoi se ishte fjala për tërë atë shumë. “Unë vrapova pas tij dhe ai më tha që nuk ka asnjë gabim dhe se do të shihemi kur ta rihapim restorantin”. Pronari i restorantit tha se ai dhe stafi i tij ishin ‘përulësisht mirënjohës për këtë gjest jashtëzakonisht të mirë dhe madhështor”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete 'Venusi i Kolobrzegut' - figurina 6 mijë vjeçare e zbuluar në Pomerania i emocionon shkencëtarët 1 week
Kuriozitete Pse disa mace bëhen shoqëruese llafazane, ndërsa të tjerat duken më të rezervuara? 1 week