Blen 3 viça, i transporton me veturë për në shtëpi (VIDEO) NULL NULL 27.08.2021 23:15 27.08.2021 23:15 Vizitorja e një pike të McDonald’s kapi një video me pamje të pazakontë të një lope në ulësen e pasme të një veture. Jessica Nelson, e cila e postoi videon në Facebook, tha se ishte duke pritur në radhë kur vuri re atë që fillimisht mendonte se ishte një lopë e rreme. Por kur e nxori telefonin për të regjistruar, vuri re se lopa po lëvizte dhe ishte shumë e vërtetë. “E kuptova që ishte 100% e vërtetë”, tha ajo për Green Bay Press Gazette, transmeton Klan Kosova. “Askush nuk dukej të ishte aq i interesuar rreth saj sa unë. Isha e vetme me telefon duke e xhiruar”. Lopa doli se i përkiste një burri të quajtur Bernie, i cili tha se sapo e kishte blerë kafshën nga një panair dhe po bënte një ndalesë për ushqim gjatë rrugës për në shtëpi. Nelson u trondit kur mësoi se lopa që ajo pa ishte vetëm një nga tre viçat brenda automjetit. “Kishte tre viça gjithsej në ulësen e pasme! Unë thjesht po e zbuloj këtë tani”, shtoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.