Blatter: Dua që të ndaj Topin e Artë NULL NULL 16.12.2015 11:56 16.12.2015 11:56 Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar janë tre finalistët për çmimin më të madh personal këtë vit dhe presidenti shpreson Sepp Blatter mezi pret që të ndajë Topin e Artë për vitin 2015 në janar, pasi suspendimi mbaron disa ditë para ceremonisë. 79 vjeçari pritet që të përballet me Komitetin Etik të FIFA-s të enjten dhe shpreson që ata do t’ia heqin suspendimin, ose së paku të mos ia zgjasin. Suspendimi 90 ditor i tij përfundon më 5 janar 2016, ndërsa ngjarja gala do të mbahet më 11 janar në Zurich. “Jam shumë i lumtur që këtë vit do ta dorëzoj trofeun”. “Shpresoj që pas paraqitjes para Komitetin Etik të FIFA-s gjithçka do të kthehet për të mirë dhe do të më hiqet suspendimi, ose së paku të mos më zgjatet”. “Fatmirësisht nuk votoj sepse të tre janë të mirë”. “Messi do të bënte histori nëse do të fitonte për herë të pestë Topin e Artë, diçka që askush nuk e ka bërë”. “Ai është lojtar i madh, por edhe Cristiano dhe Neymar janë të tillë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.