Blanc: PSG do ta fitojë Champions League - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blanc: PSG do ta fitojë Champions League

NULL NULL
31/05/2015
Trajneri i Paris Saint-Germain, Laurent Blanc pas suksesit edhe në Kupë, ka thënë se skuadra PSG-së është një skuadër e madh dhe një ditë do ta fitojë Championsin.

“Shumë besojnë se Paris Saint Germain nuk do të jetë një klub i madh, derisa ta fitojë Ligën e Kampionëve, por për mua kjo gjë është shumë e gabuar. PSG-ja është tashmë një klub i madh dhe sigurisht se një ditë do të fitojë edhe Championsin”, tha Blanc.

Trajneri francez ka mohuar mundësinë që skuadra e PSG-së do ta blejë Lionel Messin.

Ai ka thënë se kjo skuadër duhet të ngritët bashkërisht për t’i bërë gjerat më të lehta në mënyrë kolektive.