Blake Lively thotë se fëmijët e saj e dinë profesionin që ka, por jo edhe kuptimin

Blake Lively thotë se fëmijët e saj e dinë profesionin që ka, por jo edhe kuptimin

8 muaj më parë

Aktorja e njohur, Blake Lively, ka treguar se a e dinë fëmijët e saj se çfarë profesioni ka ajo dhe bashkëshorti i saj, transmeton Klan Kosova.

Blake këtë e bëri të ditur në një intervistë për People gjatë premierës së filmit të saj ” The Rhythm Section.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Ryan Reynolds, njihen si aktorë shumë të njohur, pasi kanë qenë pjesë e shumë filmave të famshëm.

“Fëmijët e dinë se ne jemi aktorë, por ata nuk e dinë funksionin e këtij profesioni”, ka thënë Lively.

Ajo dhe Reynolds kanë dy vajza Inez trevjeçare dhe James pesë muaj.