Blakaj: Vetëm 71 persona janë dënuar për krimet serbe në Kosovë (VIDEO) NULL NULL 27.03.2023 23:39 27.03.2023 23:39 Bekim Blakaj Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare, ka thënë se 71 persona janë dënuar deri tani për krime serbe në Kosovë. “24 vjet kanë kaluar dhe shumica e familjeve të viktimave nuk kanë parë drejtësi. Rezulton se jo më shumë se 71 persona janë dënuar për krimet e kryera serbe në Kosovë”, ka thënë Blakaj në Edicionin Special në Klan Kosova. Blakaj shtoi se vetëm në muajin prill të vitit 1999, rreth 3500 shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe. Ai tha se në gjykimeve të kryera në Kosovë shumica e të dënuarve kanë qenë shqiptarë. “Në Kosovë kompetencat për procesimin e lëndëve për krime lufte i ka pasur UNMIKU, pastaj prej 2008-ës EULEX-i, nga viti 2018 i kanë pasur prokurorët vendorë”, ka shtuar ai. Blakaj u shpreh se Marrëveshja e Ohrit është një mundësi për drejtësi për krimet e luftës në Kosovë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 10 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 1 orë më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë