Blakaj: S’mendoj se do ketë burgim të përjetshëm për Thaçin dhe të tjerët NULL NULL 24.05.2025 18:41 24.05.2025 18:41 Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Bekim Blakaj, tha se mendon që nuk do të ketë burgim të përjetshëm për katërshen e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Por, Blakaj tha se bazuar në rastin e dënimit të Salih Mustafës, dënimet e tjera janë të larta. “Politika ndëshkimore e Dhomave të Specializuara bazohet në rregulloren e tyre më shumë sesa në ligjet e Kosovës dhe mund të presim gjithçka”. “Mendoj që nuk do të ketë burgim të përjetshëm, por edhe dënimet e tjera janë të larta, nëse bazohemi te rasti i Salih Mustafës”, tha Blakaj në “Info Magazine” në Klan Kosova. Tutje, ai u shpreh se është me rëndësi që në opinionin publik të dëshmohet fajësia apo jo e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Gjykimi Special Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin (VIDEO) 07/06/2025