Lajmet e fundit
Analisti Korab Blakaj, në emisionin “Kosova Today”, ka deklaruar se ka aktivitet të BIA-s serbe në Kosovë.
Megjithatë, siç thotë ai, në vend ka edhe rezultate të kënaqshme e konkrete nga ana e organeve të sigurisë për kapjen e këtyre aktiviteteve, transmeton Klankosova.tv.
“Duhet të besojmë që BIA serbe ka objektiva për të realizuar në Kosovë, ka tendenca për të realizuar objektiva në Kosovë, dhe sigurisht që herë pas herë arrin të ketë ndonjë sukses, por që duhet theksuar edhe tjera, që organet e sigurisë së Kosovës kohët e fundit, ka rezultate shumë të kënaqshme në kundërvënie institucionale drejtpërdrejt ndaj akterëve që spiunojnë ose bashkëpunojnë me organet e sigurisë së Serbisë. Pra kemi aktivitet të BIA-s serbe në Kosovë, por kemi edhe rezultate konkrete. Rezultatet konkrete janë shumë të vështira për t’u bërë, spiunazhi është shumë i vështirë për tu kapur”, u shpreh ai në Klan Kosova.