Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Blair në Kosovë: Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën

NULL NULL
10.06.2024 10:34
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair

Ish-kryeministrit britanik, Tony Blair pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, u shpreh i emocionuar që është sërish në Kosovë.

Blair duke folur për Kosovën tha se këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, përcjell Klankosova.tv.

“Është një moment emocionesh të thella që jam përsëri këtu. Dua t’u bëjë nderime popullit të Kosovës për guximin dhe vendosshmërinë e tyre në atë kohë, para 25 vitesh si dhe për vendosshmërinë e tyre të palëkundur që ta shfrytëzojnë, t’ia shohin të mirën çlirimit e para 25 viteve për njerëzit që jetojnë këtu”.

“Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur që duhet për ta bërë dhe vazhdojë ta kem këtë bindje. Tani jam i bindur që duhet të qëndrojmë krah njerëzve të Kosovës, në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë plotësisht në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin shumë gjëra pozitive që janë mësim për tërë botën, jo vetëm për popullin e Kosovës dhe pres me padurim ta shoh ditën kur Kosova si komb i pavarur dhe sovran zë vendin e duhur në familjen e kombeve dhe si shembull për tërë botën”

“Së shpejti do t’u adresohen deputëtëve të Kuvendit, mirëpo dua edhe njëherë të shpreh falënderimin dhe solidaritetin me njerëzit e Kosovës, që e kam ndjerë atë kohë, e ndjej tani dhe do ta ndjej edhe në të ardhmen”, u shpreh tutje Blair.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.