Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

BlackBerry i ri me tastierë të lëvizshme (VIDEO)

NULL NULL
17.10.2015 21:17

BlackBerry ka publikuar reklamën e parë të telefonit inteligjent Priv me sistem operativ Android. Prodhuesi kanadez ka filluar të pranojë porosi që nga dita e djeshme.

Klipi i shkurtër të cilin mund ta ndiqni në fund të këtij artikulli shfaq smartfonin e ardhshëm dhe tastierën e saj QWERTY të lëvizshme. Në një postim në blog kompania krenohet me funksionalitetet e sigurisë dhe privatësisë që bart ky telefon.

Ngacmimet e BlackBerry shkojnë më tej vë theksin se 9 nga 10 produkte Android përmbajnë vrima sigurie kritike.

Telefoni inteligjent do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 808. Do të ketë ekran 5.4 inç dhe kamerë 18 megapiksel. Bateria ka një kapacitet 3,410 mAh.

(PCWorld Albanian)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.