18:30, 15 Maj 2019

Blac Chyna zbuloi shumëçka në intervistën e saj në “The Wendy Williams Show”.

Prezantuesja e këtij shou televiziv, 54 vjeçarja Williams dhe Chyna kanë rikujtuar romancat e kaluara të reperes duke përmendur edhe dy ish të dashurit e saj, Rob Kardashian dhe Tyga.

Madje, Williams ka shkuar edhe më tej dhe e ka pyetur se cili ish- i dashur ishte më i mirë.

Por, Chyna nuk ka hezituar aspak që të përgjigjet.

“Rob”, ka thënë ajo.

Reperja 31 vjeçare ka një vajzë dyvjeçare Dream me yllin televiziv Rob Kardashian derisa ka edhe një djalë me reperin Tyga.

Konkurs Pune

Lexo më shumë