Bjeshka e Bukoshit, spital natyror për shëndetin e njeriut (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bjeshka e Bukoshit, spital natyror për shëndetin e njeriut (VIDEO)

NULL NULL
28.02.2023 15:41

Rruga që të shpie nga fshati Bukosh për në bjeshkën e fshatit zgjatë rreth 30 minuta.

Për të arritur në destinacionin e dëshiruar duhet kaluar nëpër disa fshatra të komunës së Suharekës, që e bënë udhëtimin një aventurë të pasur.

Sapo mbaron asfalti, fillon një rrugë e cila është vështirë e kalueshme me automjete të vogla.

Sa më lartë ngjiteni për në majën e bjeshkës së Bukoshit aq më të mëdha bëhen edhe bukuritë.

Arritja në majën e bjeshkës, të falë një kënaqësi sikur ke arritur një qëllim jetësor.

Karakteristikat e kësaj bjeshke janë të shumta, madje edhe rrymimet e shumta e bëjnë të jetë pothuajse sikur një spital natyror për shëndetin e njeriut.

Bjeshka e Bukoshit është vendi ideal për të i kushtuar kohë shëndetit dhe për të shijuar bukuritë e mëdha që ka.