9:05, 16 Prill 2019

Familja franceze e biznesmenit Bernard Arnault do të dhurojnë 200 milionë euro për të ndihmuar në riparimin e katedrales Notre Dame të Parisit e cila dje u përfshi nga flakët, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Familja Arnault dhe brendi i tij LVMH dëshirojnë të tregojnë solidaritetin e tyre këtë herë të tragjedisë kombëtare duke u bashkuar për të ndihmuar në rindërtimin e kësaj katedrale të jashtëzakonshme, e cila është simbol i Francës, trashëgimisë dhe uniteit francez”, thuhet në një deklaratë.

Iniciativa e tij erdhi pak kohë presidenti francez,Emmanuel Macron u zotua se do të hapë fondet për të mbledhur ndihma për riparimin e katedrales “Notre Dame” në Paris që u dogj të hënën në mbrëmje.

Konkurs Pune

Lexo më shumë