Bizneset brenda në Kuvend - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bizneset brenda në Kuvend

NULL NULL
20/05/2015

Kryekuvendari, Kadri Veseli i ka njoftuar bizneset se në kuadër të Kuvendit të Kosovës tani e tutje do të funskionojë edhe një zyre e bizneseve.

Roli i kësaj të fundit do të jetë që bizneset dhe përfaqësuesit  e tyre të kontribuuojnë në krijimin e ligjeve sa më të favorshme për bizneset kosovare.

Gjatë një vizite që ai i bëri Odës Ekonomike të Kosovës ku u takua me  të gjithë përfaqësusit e bizneseve edhe nga odat e tjera, Veseli deklaroi se nuk do të ketë zhvillim ekonomik pa përfshirje të bizneseve  në legjislaturë, tranmeton Klan Kosova.

Sipas tij, gjendja aktuale ekonomike në vend është tejet e rëndë dhe duhet që vendi të dal nga kjo gjendje.

Nga ana tjetër, kryetari  i Odës Ekonomike të Kosoovës, Safet Gërxhaliu tha se krijimi dhe zbatimi i ligjeve në favor të ndërmarrësve kosovar do ta forcojë shtetin e Kosovës si dhe do ta bëjë konkurrent me vendet e tjera./Klan Kosova.