Bitcoin kap shifrën e 75 mijë dollarëve pas fitores së Trumpit NULL NULL 06.11.2024 17:17 06.11.2024 17:17 Bitcoin kaloi një rekord të ri prej 75,000 dollarësh pas lajmit për suksesin e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e fundit. Presidenti i zgjedhur republikan nxiti entuziazmin e investitorëve për kriptovalutat gjatë fushatës së tij, duke premtuar se do ta bëjë SHBA-në “kryeqytetin e kriptove në planet”, transmeton klankosova.tv Në tregtimet e mëngjesit herët, kjo monedhë dixhitale u rrit me afro tetë për qind, duke thyer rekordin e mëparshëm të arritur në mars. Edhe kriptovalutat e tjera ndoqën këtë prirje në rritje; Ether, kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, u rrit gjithashtu me tetë për qind, ndërsa Dogecoin, i preferuar nga miliarderi Elon Musk, shënoi një rritje prej 18 për qind. Sipas newsweek, ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj valutave dixhitale gjatë fushatës kontribuoi në këtë rritje. Dikur skeptik ndaj kriptove, Trump tashmë ka përqafuar industrinë dhe ka propozuar një “rezervë strategjike” të Bitcoin-it, të ngjashme me rezervën e arit të SHBA-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Armëmbajtje pa leje në Shtime e Ferizaj – një person lirohet, tjetri dërgohet në mbajtje 57 sekonda më parë