Bitcoin, Dogecoin e Etherum serish pësojnë rënie

Bitcoin, Dogecoin e Etherum serish pësojnë rënie

NULL NULL
1 month më parë

Valutat digjitale, Bitcoin, Dogecoin e Etherum serish kanë pësuar rënie të çmimit në treg.

Valuat me vlerën më të madhe ndonjëherë, Bitcoin, ka pësuar një rënie prej 1.4 përqind, apo përkthyer në para, ka pësuar rënie në një vlerë prej 2 mijë dollarë gjatë ditës së sotme.

Momentalisht, Bitcoin ka vlerë 45 mijë e 566 dollarë, ndërsa gjatë ditës së djeshme, vlera e
Bitcoin kapte vlerën e mbi 47 mijë dollarë.

Në muajin e fundit, vlera më e madhe e Bitcoin ishte 52 mijë dollarë, shifër kjo që u regjistrua më datë 7 shtator.

Kurse, valuta tjetër digjitale, Dogecoin, një pjesë të së cilës e ka edhe shefi i TESLA-s, Elon Musk, ka pësuar një prej 1.5 përqind nga vlera e ditës së djeshme, njofton Klankosova.tv.

Momentalisht, Dogecoin ka vlerën e 0.24 dollarë, teksa dje e kishte 0,25 dollarë.

Shifra më e madhe e regjistruar e valutës digjitale Dogecoin u kap me datë 16 gusht në vlerë 0.34 dollarë.

Ndërsa, valuta tjetër, Etherum, ka pësuar gjishtashtu një rënie prej 2.13 përqind, apo nga 3 mijë e 3335 dollarë në 3 mijë e 229 dollarë.

Kjo valutë, në muajin e fundit ka pësuar një rritje të madhe, ku nga 12 gushti kur e kishte vlerën 3 mijë e 224 dollarë, më datë 5 shtator ajo e kapi vlerën 3 mijë e 952 dollarë.