Bislimi udhëton në Athinë, takohet me zyrtarë e deputetë nga parlamenti grek NULL NULL 03.03.2023 08:48 03.03.2023 08:48 Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë. Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media, gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek. Ndryshe Bislimi ka takuar shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali, të mërkurën, të cilës fillimisht i ofroi ngushëllimet e tij më të sinqerta në lidhje me aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur mbrëmë në Greqinë qendrore. Ai tha se “i qëndrojmë pranë Greqisë në këtë moment të vështirë dhe bashkëndjejmë me miqtë grekë”, raporton Klankosova.tv. Vakali, sipas njoftimit të Kryeministrisë, “vlerësoi në mënyrë të veçantë ngushëllimin e shprehur nga ana e zëvendëskryeministrit dhe atë të liderëve institucionalë në Kosovë”. Gjatë takimit, u diskutua në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Greqi, prioritetet dhe interesat e përbashkëta, format e thellimit të bashkëpunimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months