Bislimi u intervistua në cilësi të dëshmitarit NULL NULL 18.06.2025 11:31 18.06.2025 11:31 Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, sot u intervistua nga Prokuroria Speciale. Ai në PSRK u intervistua në cilësinë e dëshmitarit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja Arbnora Luta. Bislimi deklaratën e tij e dha lidhur me rastin e hetimeve mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.