Bislimi takohet me ambasadoren, Andrea Studer, flasin për zhvillimin ekonomik - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi takohet me ambasadoren, Andrea Studer, flasin për zhvillimin ekonomik

NULL NULL
17.05.2023 17:43

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme ndihmësdrejtoren e përgjithshme dhe kryesuesen e Divizionit për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, ambasadoren, Andrea Studer.

Studer u shpreh e impresionuar nga potenciali i Kosovës, veçanërisht në aftësitë sipërmarrëse të të rinjve. Ajo tregoi dhe për vizitën treditore që po e zhvillon në Kosovë, të cilën e cilësoi produktive e të frytshme, përcjell klankosova.tv.

Në këtë takim, Studer shoqërohej nga ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Në fillim të bisedës, u potencua mesazhi për bashkëpunimin e fuqishëm me ambasadën e Zvicrës.

Bislimi foli rreth një prej shtyllave të mandatit të tij, ajo e zhvillimit ekonomik, ku theksoi se performanca pozitive ekonomike e Kosovës, po vlerësohet dhe nga raportet e Bankës Botërore, FMN-së e së fundmi dhe nga BERZH.

”Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme, duke synuar poashtu dhe shpërndarje të barabartë për qytetarët përmes dhe politikave sociale”.

Tutje edhe u vlerësua lartësisht dhe mbështetja e partnerëve dhe donatorëve zviceran, në zbatimin dhe implementimin e projekteve të rëndësishme për vendin.