Bislimi për mediumin polak: Në Kosovë s’ka pasur kurrë simpati për Rusinë, jemi populli më pro-amerikan në botë NULL NULL 06.10.2022 16:53 06.10.2022 16:53 Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, thotë se në Kosovë nuk ka pasur kurrë simapti për Rusinë teksa shton kosovarët janë populli më pro-amerikan në botë. “Ne mund të jemi kombi më pro-amerikan në botë. Ne u jemi mirënjohës amerikanëve që shpëtuan kosovarët në vitin 1999. Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës nuk i përkrahin veprimet e Rusisë, e cila qysh në fillim ishte kundër aspiratave të Kosovës”. “Këtu nuk ka pasur kurrë simpati për Rusinë. Rusia nuk e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008”, deklaroi Bislimi. Bislimi, në një intervistë për radio “Wnet” në Poloni, thotë se marrëdhëniet e mira Kosovë-Amerikë janë bashkëpunim i përditshëm. “Marrëdhëniet e mira të Kosovës me Amerikën nuk kufizohen vetëm në kujtime – bashkëpunimi vazhdon çdo ditë. Vitin e kaluar, 1,800 persona të zhvendosur afganë arritën në Kosovë. Gjithçka është bërë në marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Kosovës”, tha Bislimi për “Wnet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024