Bislimi për Berishajn: Turp se si e zvarrisin një intelektual të shquar për përfitime politike NULL NULL 10.05.2023 10:42 10.05.2023 10:42 Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e ka quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci, intelektual të shquar, emri i së cilit sipas tij po zvarritet në mënyrë të turpshme nga disa subjekte politike. Ai këto komente i dha gjatë raportimit për Komisionin për Integrime Evropiane, ku ndër të tjera u pyet edhe për Berishajn për të cilin mediat kishin raportuar se dyshohej për një përfshirje në një skandal financiar. “Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”, ka thënë Bislimi. “Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi, raporton EO. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 29 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 37 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day