Bislimi në Greqi: Ndërtimi i urave të bashkëpunimit, synimi ynë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimi në Greqi: Ndërtimi i urave të bashkëpunimit, synimi ynë

NULL NULL
03.03.2023 19:38
Bislimi, Greqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë vizitës në Greqi ka takuar ministrin e Jashtëm, Nikos Dendias.

Bislimi tha se gjatë takimit u diskutua thellimi i marrëdhënieve në mes të dy vendeve, marrëdhënie këto të cilat i quajti “tashmë të shkëlqyera”.

“Ndërtimi i urave të bashkëpunimit me një vend mik dhe partner si Greqia është synimi ynë”, ka shkruar Bislimi, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Bislimi tha se Dendiasit ia përcolli edh mesazhin e solidaritetit të Kosovës, pas aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS